Shkolla fillore, ku ndodhi masakra në Teksas, do të prishet

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 09:56
teksas 1280x720

Shkolla fillore, ku ndodhi masakra në Teksas, do të prishet

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 09:56

Shkolla fillore Robb në Uvalde të Teksas, ku një person i armatosur vrau 19 nxënës dhe dy mësues, do të shkatërrohet. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku i qytetit, Don McLaughlin, gjatë një takimi të tensionuar dhe emocional të këshillit me banorët që kërkonin përgjigje për të shtënat.

Por ai nuk tha një datë se kur do të prishet shkolla.

Zemërimi i publikut është rritur që nga sulmi i majit, me policinë e akuzuar se ka pritur mbi një orë për t’u përballur me sulmuesin.

“Mendimi im dhe e kam bërë këtë diskutim me mbikëqyrësin, është se shkolla do të shkatërrohet. Asnjëherë nuk mund t’i kërkoni një fëmije, ose mësuesit të kthehet në atë shkollë”, tha zoti McLaughlin.

Robb Elementary ka afro 600 nxënës në klasat e dyta, të treta dhe të katërta.

Presidenti amerikan, Joe Biden, kishte sugjeruar rrëzimin e shkollës, tha senatori shtetëror Roland Gutierrez për mediat lokale muajin e kaluar.

Robb Elementary nuk do të jetë shkolla e parë që do të shkatërrohet pas një sulmi masiv.

Shkolla fillore Sandy Hook në Newtown, Connecticut, u shkatërrua pasi 20 nxënës të moshës gjashtë dhe shtatë vjeç dhe gjashtë anëtarë të stafit u qëlluan në vitin 2012 dhe një shkollë e re u ndërtua në të njëjtën tokë.