Tatimi mbi të ardhurat, Ahmetaj: Nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 12:52
tigri 1 1280x720

Tatimi mbi të ardhurat, Ahmetaj: Nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 12:52

Nuk ndryshon asgjë për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Këtë përgjigje dha zv. kryeministri Arben Ahmetaj, i pyetur nga A2 CNN se a synon ky ligj rikthimin e tatimit mbi të ardhurat për biznesin e vogël. Sipas zv. Kryeministrit, i vetmi ndryshim do të jetë me profesionet e licencuara.

“Ligji është organik dhe në çdo rast do të përmirësojë definicionet e procedurat, por jo trajtimin e biznesit të vogël me taksën zero, tatim fitim zero deri në 14 mln lekë dhe i përjashtuar nga TVSH deri në 10 milionë lekë. Nuk do ketë ndryshim. I vetmi ndryshim ka të bëjë me profesionet e licencuara dhe ministria e Financave do ta hedhë në konsultim publik. Ka filluar konsultimet informale. Nuk do të ketë asnjë ndryshim për biznesin e vogël deri në 2029”.

Ahmetaj njoftoi gjithashtu se në mbledhjen e sotme të qeverisë është kaluar edhe një draft marrëveshje me Italinë, që ka të bëjë me përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë, Bujqësinë dhe emergjencat civile. 

“Kalimi i një vendimi të rëndësishëm mbi reformën në sektorin e energjisë elektrike. Kaluam një draft marrëveshje me Italinë. Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin i dedikohet 30 milionë euro përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Është pjesë e angazhimit të 90 milionë euro kredi dhe do të pasohet me një 30 milionë euro kredi për sektorin e bujqësisë, kryesisht peshkimi dhe një 30 milionë eurosh tjetër për emergjencat civile, për rifreskimin e flotës së emergjencave civile”.