Tatimi mbi të ardhurat, të vetëpunësuarit të papërgatitur, rrezikon nxitjen e evazionit

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 16:57

Tatimi mbi të ardhurat, të vetëpunësuarit të papërgatitur, rrezikon nxitjen e evazionit

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 16:57

Skema e re për tatimin e të ardhurave për të vetëpunësuarit është një lajm i mirë për ekspertin, Flobens Dilaveri, edhe pse i shoqërua me pak efekt në buxhet dhe shumë rreziqe.

Sipas tij qeveria është vënë në lëvizje, por draft ligji duhet studiuar dhe konsultuar paraprakisht me grupet e interesit, pasi kjo kategori tatim paguesish, me xhiro vjetore mbi 14 milionë leke nuk është e përgatitur për ndryshimin.

Sipas ekspertit skema e propozuar do të nxisë më tej evazionin fiskal, pasi të vetëpunësuarit do të duan të shmangin taksimin.

Aktualisht janë rreth 150 mijë persona fizik të cilët që prej vitit  2021 kanë ushtruar aktivitetin e tyre duke u taksuar me 0 lekë.

Megjithatë ekspertët thonë se të ardhurat që parashikohet të mblidhen nga paketa e re fiskale nuk pritet të kenë asnjë efekt mbi buxhetin e shtetit. Nisma pritet të rregullojë tregun dhe deklarimin e atyre që deri më sot nuk kanë paguar asgjë në tatime.