Tërmeti me magnitudë 6.1 trondit Afganistanin dhe Pakistanin, mbi 280 viktima

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 09:36
afganistan termeti 1280x720

Tërmeti me magnitudë 6.1 trondit Afganistanin dhe Pakistanin, mbi 280 viktima

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 09:36

Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi disa pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit, duke shkaktuar 280 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Fotot e shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz në barela, rrënoja dhe shtëpi të rrënuara në provincën Paktika.

Një zyrtar i qeverisë lokale tha për BBC se numri i të vdekurve mund të rritet dhe se më shumë se 600 të tjerë ishin plagosur.

Tërmeti goditi rreth 44 km nga qyteti juglindor i Khost. Lëkundjet u ndjenë në më shumë se 500 km në Afganistan, Pakistan dhe Indi, sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, cituar nga Reuters.

Qendra tha se dëshmitarët kishin raportuar se e kishin ndjerë tërmetin në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Fatkeqësisht, mbrëmë pati një tërmet të fortë në katër rrethe të provincës Paktika, i cili vrau dhe plagosi qindra bashkatdhetarë tanë dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi”, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Bilal Karimi.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha agjencive të ndihmës që të dërgojnë ekipe në zonë menjëherë për të parandaluar katastrofën e mëtejshme.”