Zyrtare, Mane firmos me Bayern deri në vitin 2025

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 13:42

Zyrtare, Mane firmos me Bayern deri në vitin 2025

Përditësuar më: 22/6/2022, ora 13:42

Dihej prej javësh, por tashmë është zyrtare. Sadio Mane është lojtar i Bayern Munchen, pasi firmosi me klubin gjerman një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

30-vjeçari vjen nga Liverpool dhe i shtohet listës së sulmuesve të Bayern. “Jam shumë i lumtur që më në fund jam këtu. Folëm gjatë me drejtuesit dhe nuk pata dyshime. Është koha e duhur për këtë sfidë të re. Dua të fitoj shumë me këtë klub, edhe në Europë. Më pëlqen shumë ky klub”, tha senegalezi.

“Jemi të sigurt se Mane do të mahnitë tifozët tanë në vitet e ardhshme me lojën e tij spektakolare. Është ambicioz dhe ka uri për më shumë trofe”, tha CEO i Bayern, Oliver Kahn.

Sipas mediave britanike, Bayern pagoi 40 milionë euro për sulmuesin, ndërsa do t’i paguajë lojtarit 13 milionë euro në sezon.

Mane ka luajtur 269 ndeshje me Liverpool, duke shënuar 120 gola. Me skuadrën angleze ai fitoi titullin kampion në vitin 2020 dhe Champions League në vitin 2019. Me Senegalin ka realizuar 31 gola në 89 ndeshje.