Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Asnjë gjurmë të 56-vjeçares nga Mifoli, kontrollohen pyjet dhe lumi Vjosë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 12:47 | Kronikë
Asnjë gjurmë të 56-vjeçares nga Mifoli, kontrollohen pyjet

Asnjë gjurmë nga 56-vjeçarja në inicialet L. K. që u largua nga banesa e saj në Mifol pasditen e 20 qershorit. Vijojnë kërkimet në ditën e tretë për gjetjen e personit e cila rezulton e zhdukur.

Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë kontrolluar pyllin dhe anën e lumenjve me varka private për gjetjen e personit.

Në datën 21, rreth orës 23:30, banorët e zonës kanë konstatuar rreth 1.5 kilometra larg banesës, anës lumit Vjosë, shapkat dhe shaminë, të cilat u verifikuan që ishin të personit të zhdukur.

Por pas kërkimit me palombarë, ditën e djeshme, nuk është gjetur trupi në lumë. Kontrolle janë bërë me drone nga ajri nga lumi dhe nga toka, por deri tani pa asnjë rezultat, ndërkohë që vijojnë kërkimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë