Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“BE, një realitet qesharak”. Rama: Nuk ka të tjerë pas çmendurisë bullgare

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 16:18 | Politikë
“BE, një realitet qesharak”. Rama: Nuk ka të tjerë

Kryeministri Edi Rama tha se vendimi për të mos nisur edhe këtë herë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është tërësisht i Bullgarisë.

“Nuk mendoj dhe nuk kam nënkuptuar në asnjë mënyrë që ka të tjerë pas çmendurisë bullgare. Është vendim i saj. Më duhet të jem shumë i qartë me audiencën bullgare. Respektoj çdo shqetësim që ata kanë por jam tërësisht jo dakord me mënyrën sesi ata po e bëjnë këtë gjë”, tha Rama në konferencë për mediat pas mbylljes së Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku sërish nuk u mor një vendim për hapjen e negociatave.

“Procesi sesi këta njerëz në këtë ndërtesë e kanë formësuar, është me kaq shumë kurthe, në çdo cep mund të gjesh një kurth. Kështu që Bullgaria mund ta përdorë këtë për dekada. Por çfarë është kjo? Në mes të një lufte, të vazhdosh e të luftosh për diçka që e ka transformuar BE-në në një realitet qesharak... 26 vende, vendet më të fuqishme të botës, rrinë të paralizuara sepse ky është mekanizmi”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu