“Çmenduri dhe e turpshme”, Rama: Qytetarët e Kosovës po mbahen peng, nën diktaturën jugosllave udhëtonin kudo

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 16:03

“Çmenduri dhe e turpshme”, Rama: Qytetarët e Kosovës po mbahen peng, nën diktaturën jugosllave udhëtonin kudo

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 16:03

Kryeministri Edi Rama përmendi në konferencë për shtyp edhe çështjen e vizave me Kosovën. Për kreun e qeverisë shqiptare, qytetarët e Kosovës “po merren peng, duke mos u lejuar që të lëvizin lirisht në Europë”.

“Ka një tjetër pengmarrje në proces, që është pengmarrja e qytetarëve të Kosovës, të cilët nuk lejohen të lëvizin lirisht në Europë. Është popullata e vetme në tokën e Europës që nuk mund të lëvizë lirisht. Ua thashë atyre “a mund ta përfytyroni që nën diktaturën jugosllave, në thelb dy, dhe mund të udhëtonin, mund të shkonin në Gjermani, në Zvicër e mund të shkonin kudo dhe punonin me radhë, por qysh kur u liruan, çliruesit, çlirimtarët e tyre po i mbajnë peng, ata nuk mund të lëvizin”. Kjo është çmenduri, kjo është e turpshme, kjo duhet të marrë fund dhe njerëzit duhet të lejohen të lëvizin lirisht”, tha Rama.