Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Covidi i gjatë, 10% e të infektuarve kanë shqetësime, zgjasin deri një vit

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 16:39 | Aktualitet
Covidi i gjatë, 10% e të infektuarve kanë shqetësime,

10% e personave që kanë kaluar koronavirusin tashmë po vuajnë nga pasojat e Covidit të gjatë. Lodhje e vazhdueshme, dhimbje koke, dobësim memorie dhe vështirësi në frymëmarrje janë ankesat më të shpeshta te këta persona.

Mjekët thonë se shqetësimet nga Covidi i gjatë zgjasin 6 muaj deri 1 vit pas infektimit. Pneumologu Arben Tanka thotë se shqetësimet  e Covidit të gjatë nuk duhen neglizhuar, por as nuk duhet të vetëmjekohemi. Ndërkohë, në pavionin post-Covid, në sptalin “Shefqet Ndroqi”, situata është më e qetë.

Vetëm 5 pacientë po marrin trajtim për pasojat e rënda që u ka shkaktuar koronavirusi. Rritja e infektimeve ditët e fundit ende nuk është reflektuar në spitale dhe sipas të dhënave të deritanishme, pjesa më e madhe e të infektuarve po e kalojnë si grip sezonal.

A2 CNN Livestream

Dita jonë