Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Doni të shihni te ne atë që ndodh në Ukrainë?”. Rama dhe Vuçiç mbrojnë Ballkanin e Hapur: Prej tij vjen paqja përfundimtare në rajon

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 15:50 | Politikë
“Doni të shihni te ne atë që ndodh në

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, mbrojtën në Bruksel nismën e Ballkanit të Hapur, duke thënë se është e vetmja zgjidhje për vendet e rajonit.

“Aleksandri e quajti e ashtuquajtura Kosovë. Unë e quaj Kosova dhe pikë. Por kjo nuk na ndalon të bashkëpunojmë. Imagjinoni sikur të luftonim me njëri-tjetrin?  Nuk duhet të jetë problemi që Kosova nuk vinte, por duhet të kishte qenë problemi i Presidentit të Serbisë për të pranuar”, tha Rama në konferencë për mediat pas mbylljes së Samitit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku sërish nuk u mor një vendim për hapjen e negociatave.

“Unë ndihem i privilegjuar për të punuar dhe nxitur këtë mekanizëm. Kjo paqe përfundimtare që kërkojmë do të vijë përmes Ballkanit të Hapur, nuk do të vijë përmes helikopterëve që fluturojnë në ajër apo përmes të bërtiturave në Facebook.”

Nga ana tjetër, Presidenti serb tha se Ballkani mund të shndërrohet në një tjetër Ukrainë, nëse nuk zbatohet Ballkani i Hapur. “Thjesht hidhini një sy luftimeve në Ukrainë. Doni ta shihni sërish në Ballkan? Unë nuk dua? Prandaj mos e nënvlerësoni nismën tonë, sepse bashkon vendet”, tha ai.

Sa për Kosovën, Vuçiç shtoi: “I kemi ftuar me qindra herë të gjithë të tjerët. Sa herë që e bëjmë, e bëjmë për të përfituar të gjithë popujt e Ballkanit. Po bëhemi më të fortë sepse besuam tek ajo. Duhet të ruajmë paqen dhe qetësinë në rajon”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani