Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“E padrejtë kjo që i ndodhi Shkupit dhe Tiranës”, Vuçiç: Ballkanin e Hapur, kurrë nuk e kam diskutuar me Putin

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 15:41 | Ballkani
“E padrejtë kjo që i ndodhi Shkupit dhe Tiranës”,

Në përfundim të samitit të Këshillit Europian për Ballkanin Perëndimor, në konferencën e përbashkët me homologët maqedonas dhe shqiptar, presidenti serb Aleksander Vuçiç shprehu keqardhje për mungesën e një rezultati për fillimin e bisedimeve të Tiranës dhe Shkupit.

“Ne e kuptojmë njëri-tjetrit, Serbia ka qenë mbështetëse e çeljes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ishin edhe shumë vende të tjera, por asgjë nuk ndodhi. Shkupi dhe Tirana e meritojnë sepse dy vendet kanë përmbushur të gjitha kërkesat, por kjo do të ndodhë së shpejti”, ishin fjalët e Vuçiç, që theksoi rëndësinë që fillimi i bisedimeve ka në impaktin ekonomik, duke marrë si shembull vendin e tij. “Ne kemi rritur shkëmbimet tregtare me BE-në me më shumë se 30%, do të arrijmë këtë vit 40 miliardë euro, një shifër jo e vogël as për një gjigant si BE”.

https://a2news.com/2022/06/23/rama-mendova-se-serbia-do-te-kalonte-nga-ana-e-rusise-mos-i-kerkoni-kaq-shume-kaq-shpejt/

Sipas Vuçiçit, ndërkohë, “propozimi i Macron për një komunitet të ri politik europian duket si e vetmja mënyrë për ne që të dëgjohemi më shpesh, dhe të njohim mënyrën sesi ata mendojnë”.

Vucic falënderoi homologët e tij të Ballkanit të Hapur, “sepse ishin shumë të drejtë për Serbinë sot, kishte shumë presion nga disa vende për çështjen e marrëdhënieve me Rusinë. Kemi numëruar 2629 artikuj që janë botuar mbi Serbinë në këto 4 muaj, duke thënë se Serbia po rrezikon paqen në rajon, ose të ashtuquajturës Kosovë. A keni parë një ndjesë të vetme nga këto media për këto gënjeshtra për të cilën janë ekspozuar shtetasit e BE-së?”, ishin fjalët e tij.  

https://a2news.com/2022/06/23/cmenduri-dhe-e-turpshme-rama-qytetaret-e-kosoves-po-mbahen-peng-nen-diktaturen-jugosllave-udhetonin-kudo/

Presidenti serb foli edhe për kritikat mbi Ballkanin e Hapur.  “Dikush thotë se është ide e Orban, të tjerë se është e Putin. Skam folur kurrë me Putin për Open Ballkan, e krijuam unë Zaev dhe Rama, ishin tri vende ballkanike që u ulën bashkë për të zgjedhur zgjidhje për disa probleme. Është e ndaluar kjo?”, deklaroi ai.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu