Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata e Lartë në SHBA rrëzon ligjin që vendoste kufizime për mbajtjen e armëve

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 21:56 | Bota
Gjykata e Lartë në SHBA rrëzon ligjin që vendoste kufizime

Gjykata e Lartë në SHBA rrëzoi ligjin që vendoste kufizime për mbajtjen e armëve në shtetin e Nju Jorkut, vendim ky që pritet të ketë ndikim në shumë shtete të tjera në lidhje me armëmbajtje.

6 gjyqtarë votuan pro rrëzimit të ligjit dhe 3 votuan kundër, ndërsa pritet që pas këtij votimi shumë njerëz të mbajnë armë në rrugët e qyteteve më të mëdha të vendit, duke përfshirë Nju Jorkun, Los Anxhelos, Boston.

Me këtë vendim të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara rrëzohet ligji i që iu kërkonte banorëve të tregonin se kishin nevojë të veçantë që të mbanin një armë me vete në publik.

Sipas  gjyqtarëve kjo kërkesë shkel të drejtën e garantuar nga Amendamenti i Dytë, për mbajtjen e armëve.

Vendimi nga Gjykata e Lartë vjen pasi dy senatorë demokratë dhe republikanë njoftuan të martën se është arritur një marrëveshje mbi një projekt-ligj dypartiak, kundër dhunës me armë, duke i hapur rrugën një votimi nga Kongresi në përgjigje të incidenteve me armë në Teksas dhe Nju Jork që tronditën vendin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë