Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kancelari Scholz: Rajoni ka 20 vite që pret, të mbajmë premtimin

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 14:04 | Ballkani
Kancelari Scholz: Rajoni ka 20 vite që pret, të mbajmë premtimin

Kancelari gjerman, Olaf Sholz, i cili që kur ka marrë mandatin në krye të qeverise gjermane i ka mëshuar nevojës për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Bruksel, ku ndodhet për Samitin e Këshillit Europian, kancelari gjerman foli për nevojën e mbajtjes së premtimeve nga ana e BE-së.

“Sot zhvillojmë një diskutim shumë të rëndësishëm me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Është shumë e rëndësishme pasi për gati 20 vite, shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë pritur për mundësinë e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

https://a2news.com/2022/06/23/sot-duhet-te-nisim-negociatat-me-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-borrell-shpreh-keqardhjen-per-veton-bullgare/

Sipas këndvështrimit tim, është shumë e rëndësishme që ky të bëhet tani një premtim i besueshëm, pasi përpjekjet e shumta që këto shtete kanë bërë duhet të çojnë tani drejt integrimit”, ishin fjalët e tij.

https://a2news.com/2022/06/23/kryeministri-bullgar-veto-mund-te-hiqet-por-pas-samitit-te-be-se/

Ndërkohë kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Pektov, edhe pse shprehu pëlqimin për planin francez mbi zhbllokimin e negociatave, deklaroi se sipas tij nuk ka shans që Sofja të heqë veton ndaj Shkupit gjatë samitit aktual. Sipas tij, një zhvillim pozitiv mund të vijë gjatë ditëve në vazhdim.

https://a2news.com/2022/06/23/rama-shperthen-kunder-unionit-tregojne-pafuqi-te-frikshme/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani