Komisioni i Jashtëm e miraton, propozimi francez nesër votohet në parlamentin bullgar

Publikuar më: 23/6/2022, ora 20:28
BULLGARIA PROPOZIMI frame 1641 1280x720

Komisioni i Jashtëm e miraton, propozimi francez nesër votohet në parlamentin bullgar

Publikuar më: 23/6/2022, ora 20:28

Parlamenti i Bullgarisë mund të votojë nesër për propozimin e Francës për zhbllokimin e negociatave të anëtarësimit të BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Një projektvendim i propozuar nga partitë e opozitës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Sofjes dhe Shkupit është miratuar nga Komisioni për Politikë të Jashtme.

Nesër projektvendimi duhet të futet në rendin e ditës të punimeve të parlamentit, nëse partitë në pushtet nuk e kundërshtojnë.

“Oferta franceze është më e mira që kemi marrë deri më tani. Është plani më i miri në krahasim me atë portugez dhe gjerman”, theksoi ministrja e jashtme e dorëhequr, Teodora Gençovska. Ajo theksoi se propozimi francez për zgjidhjen e çështjeve kontestuese me Maqedoninë e Veriut mund të jetë i vlefshëm deri në fund të presidencës franceze, pra deri në fund të qershorit.