Kush është Robert Peçi, trafikanti që iu sekuestruan 2 mln euro pasuri?

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 16:35

Kush është Robert Peçi, trafikanti që iu sekuestruan 2 mln euro pasuri?

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 16:35

Robert Peçi është personi të cilit i janë sekuestruar 2milionë euro pasuri të dyshuara që i ka vënë në sajë të aktivitetit kriminal. Peçi rezulton i dënuar në vitin 2009 me 7 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Gjithashtu ai u arrestua në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, për trafik të narkotikëve.

Policia e Tiranës tha se Peçit iu sekuestrua pasuri e luajtshme dhe e paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro që nga tokë arë, 6 apartamente si dhe tre automjete.

Por Robert Peci nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2009, 3 vite pas operacionit “Poter-Al” dënoi me 63 vjet burg 6 të pandehurit e grupit kriminal.

Përkatësisht u dënua me 16 vjet burgim Ilir Koçiaj, i njohur si kreu i këtij grupi. Me 10 vite burg u dënua Xhiljano Xhoxhi dhe po aq morën tre të pandehurit e tjerë, Vangjel Kondili, Ervin Tavanxhi dhe Kozma Laçka. Ndërsa për të fundit e grupit Robert Peçi, Gjykata e Krimeve të Rënda dha vendimin me 7 vjet burg.

Të pandehurit akuzoheshin për trafikun e heroinës dhe kokainës në 5 shtete duke përdorur korrierë të huaj. Ata ranë në pranga më 23 maj të vitit 2006, vetëm pak ditë pas arrestimit të 40 personave në Itali.

Nga hetimet rezultoi se kokaina merrej kryesisht në Holandë dhe më pas në rrugë tokësore dërgohej në Francë dhe Itali. Ndërkohë, heroina merrej kryesisht në Turqi dhe nëpërmjet Shqipërisë dërgohej në Itali.