Nga ishulli i pushtuar prej nepërkave helmuese, te kështjellat misterioze, një udhëtim në skutat e frikshme të botës

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 22:17

Nga ishulli i pushtuar prej nepërkave helmuese, te kështjellat misterioze, një udhëtim në skutat e frikshme të botës

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 22:17

Në skutat më të harruara të botës, në ishuj të rrethuar nga uji dhe shkëputur nga njerëzimi, atje duket se ka udhëtuar edhe kjo autore.

Një turne i veçantë në të gjithë globin, përgjatë të cilit janë shkrepur plot 180 fotografi, të përmbledhura në një libër të Claudia Martin.

Në të ajo ka zbuluar disa prej vendeve më të frikshme të planetit, një eksplorim i shkëlqyer i botëve të humbura nëpër Europë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikë dhe Azi.

Ata që do ta blejnë këtë libër, do mund të shohin një kështjellë mesjetare skoceze në Grailin e Shenjtë, një ishull në Brazil të pushtuar nga nepërkat helmuese apo një ishull  të shkretë në brigjet e Floridës ku misteret edhe në zbrazëti nuk kanë fund.