Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Partizani, barazim ndaj ekipit slloven

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 08:12 | Futboll
Partizani, barazim ndaj ekipit slloven

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në miqësoren e dytë, përballë Dekani, në Slloveni.

Një ndeshje me raste pafund dhe shumë gabime nga të dyja skuadrat, por në fund gjithçka u mbyll në shifrat 1-1. Rezultati u zhbllokua në minutën e 23-të, kur Valentino Murataj, pas një asisti të bukur nga Skuka, arriti të tundë rrjetën.

Pas tij, vetëm 4 minuta më vonë, portieri Alban Hoxha arriti të bëjë heroin, pasi evitoi një gol nga pika e bardhë e penalltisë për sllovenët. Megjithatë, vendasit bënë çmos për të shënuar dhe gjetën golin në pjesën e dytë.

Ndërkohë, Bruno Telushi kishte mundësinë e mirë të shënonte me 11-metërsh, por vlonjati gaboi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli