Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

“Petkov, aleat i Putinit në Ballkan”, opozita në Bullgari kërkon heqjen e vetos që sot

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 14:51 | Ballkani
“Petkov, aleat i Putinit në Ballkan”, opozita në Bullgari

Opozita në Bullgari vijon të këmbëngulë për miratimin në parlament që sot të propozimit francez, gjë e cila do të zhbllokonte negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, tha se është gati të mbajë mbi supe përgjegjësinë për votimin dhe akuzoi kryeministrin e shkarkuar, Kiril Petkov, se është aleat i Rusisë.

 “E pranoj që ne jemi frikacakët, ai është trimi, ai është heroi. Le të hyjnë në Parlament, le ta votojmë propozimin, suksesi le të jetë tërësisht i tyre. Le të më qëndrojnë para shtëpisë, të më quajnë tradhtar. Por ne si parti e dimë se kjo është më e mira për Bullgarinë, për fqinjët, për Maqedoninë e Veriut dhe duhet të përfitojmë nga garancitë e presidencës franceze dhe ta votojmë planin që sot. I bëj thirrje Petkovit, leji justifikimet, nëse je trim, sille propozimin në sallë. Dhe ne duam t'i japim atij sot mundësinë që i gjithë Këshilli të ngrihet dhe të duartrokasë për këtë vendim, dhe që Bullgaria të mos duket si subjekti i errët i Ballkanit. Le të mos e thyejmë qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe t’i bëjmë dëm. Nëse kjo ndodh, zoti Petkov, ju jeni aleati i Putinit në Ballkan”, deklaroi ish-kryeministri bullgar.

https://a2news.com/2022/06/23/kryeministri-bullgar-veto-mund-te-hiqet-por-pas-samitit-te-be-se/

Ndërkohë kryeministri në detyrë i Bullgarisë, Kiril Pektov  deklaroi se sipas tij nuk ka shans që Sofja të heqë veton ndaj Shkupit gjatë samitit aktual, dhe që një zhvillim pozitiv mund të vijë gjatë ditëve në vazhdim.

https://a2news.com/2022/06/23/mbyllet-samiti-i-ballkanit-perendimor-rama-be-ja-nuk-i-liroi-dot-pengjet-e-bullgarise/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani