Rama, mesazh për Ukrainën nga samiti i BE

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 10:13
23 QERSHOR 2022 RAMA BRUKSEL OK frame 8197 1280x720

Rama, mesazh për Ukrainën nga samiti i BE

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 10:13

Kryeministri Edi Rama, duke folur për mediat në nisje të Samitit të Bashkimit Europian, deklaroi se Ballkani i Hapur është përgjigjja e vërtetë në këtë situatë ku ndodhet vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut.

“Procesi i anëtarësimit do të vazhdojë, por shpirti europian do të krijohet në rajonin tonë dhe ne nuk do të presim Europën që ta bëjë këtë”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri pati një mesazh edhe për Ukrainën, që sot mund të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian.

“Maqedonia e Veriut është kandidate prej 18 vitesh, Shqipëria është prej 8 vitesh. Hapja për Ukrainën është një lëvizje e mirë, por dua të them se njerëzit e Ukrainës nuk duhet të mbajnë shumë shpresa”, theksoi Rama.