Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama “shpërthen” kundër Unionit: Tregojnë pafuqi të frikshme

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 13:59 | Politikë
Rama “shpërthen” kundër Unionit: Tregojnë pafuqi

Me një gjuhë më të ashpër se kurrë u shfaq kryeministri Rama në Bruksel, teksa nuk i kurseu akuzat për Bashkimin Europian dhe Bullgarinë.

“Është turp që një vend i NATO-s, Bullgaria, mban peng dy vende tjera të NATO-s, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në mes të një lufte të nxehtë në Europë me 26 vende të tjera që rrinë pa lëvizur duke treguar një pafuqi të frikshme”, tha Rama.

Mesazhet e tij zgjodhi t’i përcjellë edhe në Bullgari, teksa u ndal edhe para mediave bullgare për të dhënë një mesazh direkt. “Oh, Bullgaria këtu. Jeni zhgënjyes djema. Jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi, por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari”, tha Rama.

Si alternativë ndaj bllokimit të integrimit, kreu i qeverisë sheh iniciativën Open Balkan. “Ballkani i Hapur është përgjigjja e vërtetë në këtë situatë dhe me anëtarësimin që do të vazhdojë, por shpirti europian do të krijohet në rajonin tonë dhe nuk do të presim Europën që ta bëjë këtë”.

Për të konfirmuar këtë qëndrim, kryeministri publikoi një foto me homologun e tij maqedonas, Dimitar Kovaçevski, të cilën e shoqëroi me një mesazh. “Ende në pritje të Godosë? Jo, ne jemi mësuar me këtë shfaqje dhe jemi më shumë se kurrë të përkushtuar që të shtyjmë përpara modernizimin e vendeve dhe rajonit tonë me frymën e palëkundur evropiane”.

Në Bruksel, Rama u shpreh se nuk ka shumë shpresë për një vendim pozitiv përhapjen e negociatave për Shqipërinë, në kushtet kur Bullgaria nuk ka hequr ende veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani