Rama: Vend i bukur, njerëz të bukur… do të ishte bukur të mbaheshin edhe premtimet

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 14:29
rama BE 1101x720

Rama: Vend i bukur, njerëz të bukur… do të ishte bukur të mbaheshin edhe premtimet

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 14:29

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, “thumboi” sërish Bashkimin Europian për mosmbajtjen e premtimeve për anëtarësim.

“Vend i bukur, njerëz të bukur, fjalë të bukura, foto të bukura dhe imagjinoni sa bukur do të ishte nëse premtimet e bukura do të mbaheshin. Por, ne shqiptarët nuk heqim dorë lehtë! Do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një vend të bukur anëtar të Bashkimit Europian”, shkruan Rama në rrjetin social.