Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë përplas Berishën dhe Ballën në Kuvend

Publikuar më: 23/6/2022, ora 13:28
balla beri 1280x720

Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë përplas Berishën dhe Ballën në Kuvend

Publikuar më: 23/6/2022, ora 13:28

Sali Berisha dhe Taulant Balla debatuan në Parlament në lidhje me rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Kryetari i PD-së akuzoi socialistët që kanë shkelur procedurën parlamentare.

“Rezoluta për gjenocidin serb në Kosovë ka 3 javë që pret të shqyrtohet, dhe në fund thuhet që tha një filan deputet që këtë rezolutë ta dërgojmë në komisionin e jashtëm, por ligji i parlamentit parashikon që nga kryesia e parlamenti vjen në sallën e parlamentit dhe aty vendoset. Ju zonjë po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, të padenjë dhe sipas urdhrave që merr nga Edi Rama dhe e bëni parlamentin më disfunskional”.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar socialist riktheu akuzën e vjetër të tyre ndaj Berishës, si bashkëpunëtor të Sllobodan Millosheviçit.

“Zotëria që vjen këtu dhe tregon bashkëpunimin e vjetër me Millosheviçin në thyerjen e embargos dhe furnizimin e makinerisë së Millosheviçit me naftë kontrabandë dhe që kërkon të përdorë çështje të rëndësisë kombëtare për qëllime personale, natyrshëm që kuvendi nuk mund të bëhet pis. Jua thashë kur ramë dakord për gjenocidin në Srebenicë. Dhe të gjithë e kanë kuptuar që kur të mblidhemi më 7 korrik për të kujtuar viktimat e Srebenicës, zotëria ka thirrur protestë. Dhe besoj e kuptoni të gjithë sinqeritetin që ka bashkëpunëtori i Millosheviçit dhe UDB-së për çështje që lidhen me interesin kombëtar”.