Tregut të Korçës i del pronari, tregtarët: E vetmja mundësi për bukën e fëmijëve

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 15:32

Tregut të Korçës i del pronari, tregtarët: E vetmja mundësi për bukën e fëmijëve

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 15:32

Tregtarë në zonën e ish-TEC-it të Korçës kanë protestuar pasi për të disatën herë u kërkohet të largohen nga vendi ku tregtojnë sende dhe mallrat e ndryshme të përdorura.

Prej 4 vitesh ata janë hasur me këtë lloj problematike ku shpesh herë ju është kërkuar të largohen duke ju dhënë si arsye që vendit i ka dalë një pronar.

Tregtarët shprehen se ka qenë bashkia ajo që i ka zhvendosur drejt këtij tregu të cilin e kanë sistemuar vetë, ndërsa tani nuk po u jep asnjë zgjidhje.

Ata deklarojnë se tregu është e vetmja mundësi për të siguruar bukën për fëmijët.

Ndërkohë, nga ana e bashkisë bëhet me dije se toka është private, ndërsa ka premtuar dërgimin e  inspektorëve për të verifikuar situatën.