Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 18:25 | Bota
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian

Yair Lapid, ministri i Jashtëm i Izraelit, ka falënderuar Turqinë këtë të enjte pasi, sipas tyre, ka arritur të shmangë një sulme të Iranit ndaj shtetasve izraelitë në Stamboll. Më herët, Turqia u shpreh se kishte arritur të shmangte një sulm nga Irani ndaj qytetarëve izraelitë në këtë shtet.

Pak ditë më parë, Izraeli i bëri thirrje qytetarëve të tij që të largoheshin menjëherë nga Turqia, për shkak të rrezikut të sulmeve nga Irani, i cili ishte zotuar për hakmarrje për vrasjen e kolonelit të Gardës Revolucionare në Teheran më 22 maj, për të cilin fajësoi agjentët izraelitë.

https://a2news.com/2022/06/14/largohuni-menjehere-nga-turqia/

Ndërkohë, Mevlut Cavusoglu, ministri i Jashtëm i Turqisë, tha se dy vendet po punojnë për të rivendosur përfaqësitë diplomatike në nivel ambasadori duke i dhënë fund më shumë se një dekade marrëdhëniesh të tensionuara. Të dy vendet mbyllën ambasadat respektive në vitin 2018 dhe shpesh janë përplasur për konfliktin izraelito-palestinez. Një nga fushat që po rikthen bashkëpunimin është energjia, në të cilën dy vendet po bashkëpunojnë.

Lapid zhvilloi një vizitë në Turqi, ku u takua me Cavusoglu. Ndërkohë, ministri turk ishte në Izrael muajin e kaluar për zgjerim të bashkëpunimit ekonomik në vizitën e tij të parë të një zyrtari të lart turk në 15 vitet e fundit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli