Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e vendit kandidat për në BE

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 20:59
Screenshot 3 19 1162x720

Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e vendit kandidat për në BE

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 20:59

Liderët e BE kanë vendosur të japin statusin e vendit kandidat për Ukrainën dhe Moldavinë në samitin që po mbahet në Bruksel.

Ndonëse, fillimi i ditës nuk kishte lajme të mira për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat dështuan sërish në hapjen e negociatave për shkak të vetos bullgare, pasditja solli një vendim pozitiv përsa i përket çështjes së zgjerimit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen e quajti ditën e sotme si shumë të mirë për Europën dhe uroi liderët e tre vendeve për arritjen e tyre në rrugëtimin europian.

Kujtojmë këtu që Ukraina aplikoi vetëm pak kohë më parë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, pas nisjes së pushtimit rus.