Ursula von der Leyen pyet Vjosa Osmanin për Dua Lipën

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 12:59

Ursula von der Leyen pyet Vjosa Osmanin për Dua Lipën

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 12:59

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pyeti Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për Dua Lipën, këngëtaren shqiptare me origjinë nga Kosova, e cila është e famshme në të gjithë botën.

“Si është Dua Lipa?”, pyeti Von Der Leyen, me Osmanin që u përgjigj: “Shumë mirë. Shpresojmë që t’ju kemi për festivalin “Sunny Hill” në Kosovë. Jeni të ftuar të gjithë”.

“Jemi fanse të së njëjtës këngëtare”, sqaroi më tej Ursula von der Leyen.

“E Dua Lipës, nga Kosova”, shtoi Osmani.