Zbulohet gjarpri që peshon sa një frigorifer

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 13:48

Zbulohet gjarpri që peshon sa një frigorifer

Përditësuar më: 23/6/2022, ora 13:48

Një grup biologësh nga Florida ka kapur atë që është deri tani gjarpri më i madh në shtetin juglindor të SHBA-së. Ai peshonte më shumë se 97 kilogramë dhe ishte 5,4 metra i gjatë. Kjo do të thotë, një zvarranik që peshon sa një frigorifer.

Gjarpri u kap dhjetorin e kaluar, u ther dhe u vendos në akull deri në prill. Kur studiuesit hapën trupin e gjarprit për të kryer një nekropsi, ata gjetën një surprizë. Brenda pitonit ishin 122 vezë, numri më i madh i regjistruar ndonjëherë. Vezët ende nuk ishin fekonduar. Sipas nature.org, një piton femër birmanez mund të lëshojë 50 deri në 100 vezë.

Ky burim siguron se rreziku i sulmit ndaj njerëzve nga një piton birmanez është i ulët. Sulmet e regjistruara në Shtetet e Bashkuara zakonisht lidhen me pitonët që ndodhen në robëri, të cilët pavarësisht natyrës së tyre të bindur, janë ende kafshë që mund të sulmojnë pronarët e tyre.

Pitoni birmanez, siç sugjeron emri i tij, nuk duhet të gjendet në Florida. Këta zvarranikë e kanë origjinën në Azinë Juglindore, por filluan të futen në Florida në vitet ‘70 si kafshë shtëpiake, të sjellë nga tregtarët e kafshëve ekzotike. Shumë nga pronarët donin t’i hiqnin qafe dhe i liruan, ndaj ata janë riprodhuar në zona që tani i kanë pushtuar.