324 kg kokainë, edhe 3 muaj të tjerë paraburgim për shoferin e kamionit

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 12:18
kokaina durres 1280x720

324 kg kokainë, edhe 3 muaj të tjerë paraburgim për shoferin e kamionit

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 12:18

Gjykata e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj afatin e qëndrimit në paraburgim për Nazif Ajroskin, shoferin e kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit, në qershor të vitit 2021.

Zgjatja e afatit të masës “arrest në burg” për 40-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut u bë me kërkesë të SPAK, që po e heton për “trafik të narkotikëve në bashkëpunim”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje veprash nga organizata kriminale”.

Sipas vendimit të GJKKO, Ajroski do të qëndrojë në qeli deri më 18 shtator.