Avokatët e Vlorës vendosin të vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 11:02
KR avokatet te percare frame 2876 1 1280x720

Avokatët e Vlorës vendosin të vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 11:02

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë vendosi të vijojë bojkotin e seancave gjyqësore, si dhe masave të sigurimit prej datës 27 – 29 qershor.

Kjo sipas kreut të Dhomës së Avokatisë, Durim Bajramaj vjen si një masë shtrënguese për mosreagim të instancave qendrore të qeverisë shqiptare.

Bojkoti i masave të sigurimit, sipas avokatëve do të çonte në kolaps sistemin e drejtësisë.

Vendimi për vetëm tri ditë bojkot vjen në pritje të zhvillimit të interpelancës së kërkuar nga opozita shqiptare, ministrit të drejtësisë në Parlament për hartën e re gjyqësore.