Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Berisha: Rama në Bruksel u mor me avokatinë e Serbisë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 11:31 | Politikë
Berisha: Rama në Bruksel u mor me avokatinë e Serbisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët, deklaroi se kryeministri Edi Rama shkoi në Samitin e Brukselit për të bërë avokatinë e Serbisë.

“Shkak madhor i refuzimit të Bashkimit Europian të mosveçimit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për hapjen e negociatave, lidhet me faktin e paprecedentë në historinë e Brukselit. Nëse lexoni të gjitha deklaratat e Edi Ramës para dhe gjatë samitit, ato faktojnë se ky zotëri shkoi në Bruksel jo si përfaqësues i Shqipërisë, por si vasal i Aleksandër Vuçiç dhe u soll atje sikur të ishte Milorad Dodik dhe jo kryeministër i Shqipërisë”, tha Berisha.

“Në Bruksel faktoi se është rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Putinit”, shtoi Berisha.

Sipas kreut demokrat, Rama në Bruksel “u mor me avokatinë e Serbisë”. “Qortonte liderët e BE-së pse i kërkojnë Serbisë që të zbatojë sanksionet kundër Rusisë sepse, sipas tij, Putinin e quajnë hero Vladimir Putinin. Ata e quajnë hero sepse qeverisen nga një “Putin i vogël”, që është potencialisht i rrezikshëm për kombin dhe rajonin. Rama përdori fjalë fyese për lidershipin e BE-së sepse ata nuk marrin parasysh 3 qëndrimet negative të Serbisë ndaj Rusisë. Pra, Rama kishte shkuar në Bruksel për të mbrojtur interesat e Vuçiçit. Vijoi më pas me retorikën e tij të shpëlarë për BE-në që është marrë peng nga një shtet, për sulmet me mendësi komuniste për lidershipin europian”, deklaroi Berisha.

https://a2news.com/2022/06/23/rama-mendova-se-serbia-do-te-kalonte-nga-ana-e-rusise-mos-i-kerkoni-kaq-shume-kaq-shpejt/

A2 CNN Livestream

Dita jonë