Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Çmimi i lartë i naftës, flota e peshkimit në Durrës fillon grevën

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 13:06 | Aktualitet
Çmimi i lartë i naftës, flota e peshkimit në Durrës

Sektori i peshkimit në Durrës, që është edhe flota më e madhe në vend, duket se ka arritur në pikën e mospërballimit më të çmimeve të naftës. Dhe në pamundësi për të vijuar aktivitetin e tyre dhe mungesën e mbështetjes nga shteti, kanë vendosur të bëjnë grevë.

Kryesindikalisti i peshkimit, ka dhënë edhe shifrat konkrete të çmimit te karburantit për litër, që sipas tij kushtëzojnë punën ose jo të peshkarexhave.

Nga takimet me ministrinë e linjës, peshkatarët kanë marrë premtimin që deri ne javën e parë të korrikut të vihet në zbatim skema që ta marrin naftën me çmimin e bursës minus 40 lekë për litër që mund t’ia rimbursojë shteti. Deri atëherë duket se peshkatarët nuk do të kenë interes për të dalë në det.

A2 CNN Livestream

Dita jonë