
Di Maria nuk është i bindur nga oferta, Juventusi “i mbyll derën”
Juventusit i është sosur durimi. Siç shkruajnë mediat italiane, bardhezinjtë kanë vendosur të heqin dorë nga Angel Di Maria.
Ish-lojtari i Real, United dhe PSG nuk i është përgjigjur ende ofertës së “Zonjës së Vjetër”. Drejtuesit e klubit kishin gati 7 milionë euro, duke i nisur një ultimatum lojtarit, i cili rezultoi edhe një herë hezitues.
Me shumë gjasa, Di Maria është në pritje të një propozimi nga Barcelona, e cila pas mbledhjes së fundit të aksionerëve, duket e gatshme të rikthehet në treg.
Megjithatë, për të ardhmen e argjentinasit nuk përjashtohet dhe mundësia e një rikthimi në origjinë.