Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Koronavirusi në Shqipëri, mbi 1300 raste aktive në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 16:02 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, mbi 1300 raste aktive në të

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 1080 testime të kryera, 293 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, ndërsa 149 të tjerë, të shëruar.

Edhe në ditën e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa regjistrohen 1387 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin.

“Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1080 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 293 qytetarë, në këto bashki:

172 në Tiranë, 25 në Fier, 13 në Lezhë, nga 9 qytetarë Shkodër, Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Lushnje, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë në Durrës, Kavajë, nga 3 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Elbasan, nga 2 qytetarë në Kurbin, Divjakë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Mallakastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Kuçovë.

Statistika (24 Qershor 2022)

Raste të reja ditore         293

Të shëruar në 24 orë       149

Të shtruar në spitale         9

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 1080

Testime totale 1 842 347

Raste pozitive 278 504

Raste të shëruara 273 620

Raste Aktive 1387

Humbje jete 3497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1010

Fier 105

Vlorë 77

Durrës 42

Lezhë 40

Gjirokastër 30

Shkodër 23

Elbasan 20

Korçë 18

Berat 12

Dibër 7

Kukës 3

A2 CNN Livestream

Dita jonë