Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Leo Messi feston sot 35-vjetorin, lojtari argjentinas njihet si “jashtëtokësori”

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 07:14 | Showbiz
Leo Messi feston sot 35-vjetorin, lojtari argjentinas njihet si

Lionel Andres Messi Cuçittini është fëmija i tretë nga katër, të një drejtuesi fabrike çeliku dhe një punëtoreje fabrike prodhimi të magnetëve. Ai ka origjinë italiane dhe spanjolle nga ana e babait, kurse nga ana e nënës ka origjinë katalanase.

Më 24 qershor 2005, në ditëlindjen e tij të 18-të, Messi firmosi kontratën e parë me ekipin e të rriturve. Kjo kontratë e bëri atë lojtar të Barcelonës, ku ka fituar plot 32 trofe, dhjetë La Liga, katër tituj të UEFA të Ligës së Kampioneve dhe gjashtë Copa del Rey.

Messi ka fituar Topin e Artë gjashtë herë, katër prej të cilave njëra pas tjetrës, si dhe gjashtë Këpuca të Artë Evropiane, një tjetër rekord i tij. Në nivel ndërkombëtar, Messi është golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës. Stili i tij i lojës si një driblues këmbëmajtë, i solli krahasimin me të madhin Diego Maradona, i cili e shpalli atë si pasardhësin e tij. Messi është i martuar dhe ka tre djem.

A2 CNN Livestream

Dita jonë