Lewandowski në udhëkryq: Barcelona ofron 40 milionë euro, Bayern e pret në stërvitje

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 14:06
3384262 69165508 2560 1440

Lewandowski në udhëkryq: Barcelona ofron 40 milionë euro, Bayern e pret në stërvitje

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 14:06

Telenovela mes Barcelonës dhe Lewandowskit duket se do të zgjasë dhe pak. Edhe pse një muaj më parë futbollisti polak shprehu dëshirën për t’u larguar nga Bayern, drejtuesit e klubit theksuan dhe një herë se lojtari ka një kontratë me bavarezët dhe do të jetë në ditën e parë të grumbullimit më 12 korrik.

Nga ana tjetër, Barcelona ka bërë ofertën e parë zyrtare për sulmuesin që shkon rreth 35 milionë euro plus 5 milionë bonus. Kampionët e Gjermanisë  kërkojnë më shumë se 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e skuadrës me te cilin ka një kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Java tjetër pritet të jetë vendimtare për fatin e Lewandowskit nëse do të qëndrojë në Mynih, apo të transferohet në Spanjë.