Memelli rikthehet tek Skënderbeu, firmos për një vit

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 12:35
Migen Memelli

Memelli rikthehet tek Skënderbeu, firmos për një vit

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 12:35

Njeriu që bëri mrekullinë një sezon më parë, pasi arriti të mbajë Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar është rikthyer për të qenë në krye të klubit korçar. Migen Memelli është trajneri i ri skuadrës së Skënderbeut.

Pas largimit në javët e fundit të edicionit të kaluar dhe zëvendësimit të tij nga Skënder Gega, Memelli është rikthyer në Korçë me objektivin e vetëm për të ngjitur skuadrën sërish në Kategorinë Superiore. Tekniku nga Pogradeci ka firmosur një kontratë njëvjeçare dhe shumë shpejt do të fillojë përgatitjet për edicionin e ri në Kategorinë e parë.