Mike Pence kritika të ashpra presidentit Biden nga Manza, për qasjen ndaj Iranit dhe luftën në Ukrainë

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 07:41
pence 1 1280x720

Mike Pence kritika të ashpra presidentit Biden nga Manza, për qasjen ndaj Iranit dhe luftën në Ukrainë

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 07:41

Nga Manza e Durrësit ish-zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence ka kritikuar ashpër administratën e presidentit Joe Biden për qasjen ndaj Iranit, duke i bërë thirrje që të heqë dorë nga marrëveshja bërthamore dhe të vihet në krah të qytetarëve të Iranit.

“Izoluam Iranin si kurrë më parë, sollëm bashkë kombin arab që nga koha e Abrahamit. Që atëherë erdhi ndryshimi. Presidenti dhe administrata Biden janë duke e kërcënuar progresin dhe ecurinë që ne kemi bërë duke margjinalizuar regjimin autokratik në Iran. Për të gjithë botën administrata amerikane po punon me kohë të gjata kundër programit që kemi bërë, duke punuar për të sjellë Iranin në rrugën e programit bërthamor. Në fakt administrata Biden pranoi që nën një marrëveshje të rregulluar nukleare, brenda një viti, madje dhe më shpejt se sa ishte e parashikuar dhe e lejuar sipas marrëveshjes së mëparshme, kanë hequr sanksionet mbi aktivitetin nuklear. Marrëveshja me Iranin do të hapi rrugën bombave nukleare dhe kjo ripërtëritje do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë ata që kërkojnë të drejtat themelore dhe popullin.

Besimi im na mëson që duhet të afirmohemi me të mirën e të kundërshtojmë të keqe, sot si qytetar amerikan thërras administratën Biden të mbështesë popullin dhe të tërhiqet nga negociatat nukleare të marrë një pozicion ndaj Iranit dhe të bëjnë të ditur se nuk do të lejojmë regjimin e tiranëve”.

Pence akuzoi administratën aktuale amerikane se po bashkëpunon me shkaktarët e luftës në Ukrainë.

“Kjo është e jashtëzakonshme për t’u menduar e pajustifikuar kjo luftë në Ukrainë dhe administrata amerikane po punon me shkaktarët e luftës. Për të rihapur një marrëveshje që forcon regjimet tiranike. Si amerikan mund t’ju them që këto janë masa dhe hapa të rrezikshme, kjo mënyrë nuk ka funksionuar dhe nuk ka për të funksionuar kurrë”.

Pence vizitoi një ditë më parë strehën e organizatës MEK në Shqipëri, e dyta e një zyrtari të lartë amerikan. Në muajin maj, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo qëndroi në Ashraf 3 për t’u takuar me zonjën Maryam Rajavi, presidente e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.