
Mungon vetëm zyrtarizimi, Pogba kthehet te Juventus
Paul Pogba mund të quhet goditja e parë e merkatos së Juventusit. Futbollisti rikthehet të veshë ngjyrat bardhezi pas 6 vitesh, kur u largua drejt Manchester United për 100 milionë euro.
Lojtari francez donte vetëm Juventusin, duke mos pranuar të dëgjonte asnjë ofertë tjetër, edhe pse nuk mungonin klube si Manchester City apo PSG.
Marrëveshja mes Pogba dhe Juventusit është arritur, tanimë pritet vetëm zyrtarizimi.