Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Në këmbë nga Afrika në “Europë”, humbin jetën 5 persona

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 22:54 | Bota

Të paktën 5 persona mbetën të vdekur nga 2 mijë emigrantë që u përpoqën të kalonin kufirin që ndan enklavën Melilla të Spanjës nga Maroku.

Kjo është ngjarja e parë që prej muajit mars kur dy vendet rregulluan marrëdhëniet. Mijëra emigrantë u bënë pjesë e skenave kaotike në kufirin e vetëm tokësor të BE-së me Afrikën.

Rreth 2 mijë emigrantë tentuan të kalonin kufirin. Pjesa më e madhe e tyre u kthyen, ndërsa 130 emigrantë arritën të hynin në Melilla pas një përleshjeje dy-orëshe me oficerët e kufirit. Nga përplasja 5 emigrantë ndërruan jetë, ndërsa 57 të tjerë u plagosën, të lënduar mbetën edhe 49 oficerë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani