“Përshëndet, ulu, largohu…”, Joe Biden tregon pa dashje letrën me udhëzimet e sakta se çfarë duhet të bëjë

Publikuar më: 24/6/2022, ora 12:16

“Përshëndet, ulu, largohu…”, Joe Biden tregon pa dashje letrën me udhëzimet e sakta se çfarë duhet të bëjë

Publikuar më: 24/6/2022, ora 12:16

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka zbuluar pa dashje një letër me udhëzime ndaj tij. Në këtë letër lexohen qartë të gjitha gjërat që ai duhet të bëjë në një event me drejtorë të bizneseve industriale, përfshirë dhe kur duhet të përshëndesë, kur duhet të ulet dhe kur të largohet.

Gjithashtu, në letër, 79-vjeçari Biden udhëzohet t’i flasë disa njerëzve të caktuar, t’i pyesë dhe t’i falënderojë para se të largohet.

Disa ditë më parë, Joe Biden u rrëzua nga biçikleta në sytë e mediave, ndërkohë që më parë ka dhënë edhe deklarata që janë përgënjeshtruar menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

Incidente të tilla kanë shkaktuar shqetësim të madh mbi shëndetin fizik dhe mendor të Presidentit amerikan.