Publikohet kalendari i Serie A, start i vështirë për Milanin, duele titulli në javët e fundit

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 14:11
Schermata 2022 05 22 alle 23.13.43 1 1280x715

Publikohet kalendari i Serie A, start i vështirë për Milanin, duele titulli në javët e fundit

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 14:11

Me shortin e hedhur mesditën e kësaj të premteje, lindi edhe edicioni i ri i Serie A. Kampionati elitar në Itali do të nisë më 13 gusht dhe do të përfundojë më 4 qershor 2023. Starti është menjëherë i vështirë për Milanin, kampion në fuqi. Në javën e parë, kuqezinjtë luajnë përballë Udinese-s. Juventusi do të presë në shtëpi Sassuolo-n, teksa Interi do të jetë i angazhuar në trasfertën me Leçe-n e rikthyer në elitë.

Gara bëhet interesante prej ndeshjeve të para. Derbi i Milanos, ndërmjet Milanit dhe Interit do të luhet në javën e pestë të Serie A, më saktësisht më 4 shtator. Dueli i kthimit ndërmjet rivalëve të mëdhenj është përcaktuar më 5 shkurt, në takimin e vlefshëm për javën e 21-të.

Më 6 nëntor do të luhet një tjetër ndeshje e madhe: derbi i Italisë ndërmjet Juventusit dhe Interit, në javën e 13-të të kampionatit. Në këtë datë, luhet edhe derbi i parë ndërmjet Romës dhe Lazio. Sfida e kthimit, ku Interi do të jenë ekipi pritës dhe Juventusi udhëtues, do të zhvillohet më 19 mars, në javën e 27-të.

Ndeshjet ndërmjet Milanit dhe Juventusit do të luhen më 9 tetor, në javën e 9-të dhe më 28 maj, në ndeshjen e parafundit të kampionatit. Data interesante do të jenë edhe 23 prilli 2023: Kur Juventusi luan me Napolin në javën e 31-të, por edhe 21 maji, kur Napoli sfidon Interin.

Edhe pse Italia nuk u kualifikua, për shkak të Botërorit 2022, Serie A do të ndërpritet për 52 ditë, nga data 13 nëntor, deri kur kampionati të rifillojë me ndeshjet e mesjavës së 3, 4 dhe 5 janarit.