Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Riatdhesohen 72 shqiptarë nga Anglia dhe Franca

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 13:34 | Kronikë
Riatdhesohen 72 shqiptarë nga Anglia dhe Franca

Policia e Shtetit tha se gjatë 2 ditëve të fundit, në Rinas, në kuadër të operacionit për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë që gjenden në situatë të parregullt në territorin britanik dhe në atë francez, kanë mbërritur, me 2 avionë charter nga Anglia dhe Franca, 72 shtetas shqiptarë të kategorisë “Deportiv”.

Në charter-in e parë që mbërriti nga Anglia, ndodheshin 24 shtetas shqiptarë, nga të cilët 21 shtetas shqiptarë që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit në territorin britanik, për vepra të ndryshme penale të kryera atje dhe 3 shtetas të tjerë, për qëndrim të parregullt në Angli. Këta shtetas, pasi iu nënshtruan procedurave të intervistimit dhe verifikimit, u lanë të lirë.

Ndërsa në charter-in e dytë që mbërriti nga Franca, ndodheshin 48 shtetas shqiptarë, të cilët ishin me  qëndrim të parregullt në territorin francez, disa prej tyre janë kapur në tentativë për të shkuar në Angli, dhe të tjerët janë shtetas që e kanë përfunduar vuajtjen e dënimit, për vepra te ndyshme penale të kryera në Francë.

Katër prej shtetasve të kthyer “Deportiv” nga Franca, në përfundim të hetimeve, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Policia thotë se operacionet e riatdhesimit do të vijojnë edhe në javët e ardhshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë