Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut? Përgjigjet Berisha

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 11:47 | Politikë
Sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut? Përgjigjet Berisha

Sali Berisha, i pyetur nga A2 CNN se sa do të zgjasë protesta e thirrur në 7 korrik, u shpreh se “protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet deri në realizimin e qëllimit”.

“Protesta duhet të jetë e atillë që nuk duhet të ndalet deri në realizimin e qëllimit. Por, cila do të jetë kjo protestë e pandalshme, do ta përcaktojë vetë protesta. Ky është një front për shpëtimin e Shqipërisë dhe në një lëvizje, suksesi përcaktohet kur ti pranon që një herë udhëheq ti dhe një herë të udhëheqin. Unë jam gati të udhëheq, por edhe të më udhëheqin”, tha Berisha.

Më tej, kreu demokrat theksoi se qëllimi është “të ngrihen shqiptarët kundër një regjimi që ka futur duart e zeza në duart e tyre”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë