Shantazhonte 22-vjeçaren se do t’i publikonte foto dhe video, arrestohet i riu në Tiranë

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 12:41
komisariati 6 1280x720

Shantazhonte 22-vjeçaren se do t’i publikonte foto dhe video, arrestohet i riu në Tiranë

Përditësuar më: 24/6/2022, ora 12:41

Një 27-vjeçar, i cili përndiqte dhe shantazhonte një 22-vjeçare është arrestuar nga Policia e kryeqytetit. Mësohet se i riu i kishte marrë shuma të ndryshme parash dhe e shantazhonte vazhdimisht 22-vjeçaren që t’i jepte para të tjera, që të mos i publikonte disa foto dhe video, në rrjetet sociale.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 22 vjeçe, se një shtetas i kishte marrë shuma të ndryshme parash dhe e shantazhonte vazhdimisht që ti jepte para të tjera, që të mos i publikonte disa foto dhe video, në rrjetet sociale, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Gjatë operacionit policor të koduar “Shantazhi”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi K. K. i kishte marrë shuma të ndryshme parash në mënyrë të vazhdueshme, 22-vjeçares, të cilën e përndiqte dhe e shantazhonte vazhdimisht që t’i jepte shuma të tjera parash, për mospublikimin e disa fotove dhe videove që ai dispononte.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.