Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tirana e volejbollit, skuadra e vetme shqiptare në Europë, të mërkurën shorti

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 10:43 | Sporte të tjera
Tirana e volejbollit, skuadra e vetme shqiptare në Europë, të

Tirana në volejbollin për meshkuj është skuadra e vetme e "rrjetës" shqiptare që do të luajë në Kupat e Europës.

Ekipi i drejtuar nga Arben Sako do të marrë pjesë në Challenge Cup, duke u rikthyer në arenën ndërkombëtare pas më shumë se dy dekadash.

Në datën 28 qershor, kryeqytetasit do të mësojnë në Luksenburg dhe kundërshtarin me të cilin do të përballen, ndërsa datat e ndeshjeve pritet të zyrtarizohen.

Bardheblutë zhvilluan një sezon të shkëlqyer pasi u shpallen jo vetëm Kampione e Shqipërisë, por dhe fituese e Kupës së Shqipërisë dhe Ligës “Gjergj Kastrioti”, pa harruar këtu Kupën e Pavarësisë, apo dhe Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani