Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zbulohet bakteri gjigant, aq i madh sa mund të shihet... me sy të lirë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 11:49 | Lifestyle

“Për ta bërë të qartë, është sikur të gjenim një njeri të gjatë sa Everesti”. Një çmenduri, por diçka e tillë, ka ndodhur pak muaj më parë në pyjet tropikale të Guadalupës, ku kërkuesit kanë zbuluar rastësisht atë që cilësohet padyshim si bakteri më i madh në botë.

Jo thjesht më i madhi, por mijëra herë më i madh se mesatarja e baktereve, aq sa filamentet e bardha që e përbejnë mund të arrijnë të shihen edhe me sy të lirë, diçka që nuk ndodh kurrë për bakteret e tjera.

Krijesa e re ka marrë emrin e Thiomargarita Magnifica, dhe zbulimi i saj i përshkruar në një artikull të botuar në revistën prestigjioze Science, mund të ndryshojë radikalisht perceptimin e botës mikroskopike që na rrethon.

Krijesa e re ka marrë emrin e Thiomargarita Magnifica

Bakteri u gjet në disa bimë që po kalbeshin në ujë, dhe kishte një gjatë rreth 1 centimetër, edhe pse autori i studimit, biologu Jean-Marie Volland, mendon se gjatësia mund të shkojë deri në 2 centimetra. Për të arritur atë dimension të papërfillshëm për njerëzit, duhet të bashkoheshin mbi 600 mijë baktere si ato të tipit e escherichia coli.

Sipas studiuesve, bakteri gjigant merr energji nga kombinimi i squfurit të pranishëm në disa zona dhe oksigjenit, që i mundëson prodhimin e sheqerit jetik.

“Zbulimi tregon që krijesa të tilla mund të ndodhen kudo. Fakti që nuk i shohim nuk do të thotë që nuk ekzistojnë”, komentojnë kolegët e Volland.

A2 CNN Livestream

Dita jonë