Aksident me vdekje në Tiranë, betonieria përplas motorin

Publikuar më: 25/6/2022, ora 17:33
breaking news lajmi i fundit e1612366439553 1024x576

Aksident me vdekje në Tiranë, betonieria përplas motorin

Publikuar më: 25/6/2022, ora 17:33

Një person ka humbur jetën pranë Teg-ut, si pasojë e një aksidenti rrugor që u regjistrua në orët e pasdites të së shtunës.

Sipas të dhënave paraprake viktima E.T. po drejtonte një motor, kur u përplas nga një betoniere që drejtohej nga shtetasi A.H. 41 vjeç.

40 vjeçari E.T. mori plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe shoqëroi drejtuesin e mjetit të rëndë për ta marrë në pyetje për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.