Marash Kumbulla kujton finalen e Tiranës: Ditë e paharrueshme

Publikuar më: 25/6/2022, ora 22:15
Screenshot 12 7

Marash Kumbulla kujton finalen e Tiranës: Ditë e paharrueshme

Publikuar më: 25/6/2022, ora 22:15

Ndonëse ka kaluar një muaj nga finalja e Conference League që u zhvillua në Tiranë, shumë lojtarë të Romës e konsiderojnë të paharrueshme atë ditë.

Një prej tyre është edhe lojtari i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga triumfi në Tiranë, përkrah së cilës shkuan “Një muaj më parë, ditë e paharrueshme”.

Mbrojtësi i verdhekuqve tregon në këtë mënyrë besnikëri ndaj Romës, edhe pse gjatë këtij sezoni nuk ishte shumë në vëmendjen e portugezit Mourinho, dhe për këtë arsye shumë ekipe e shohin në një skuadër tjetër sezonin e ardhshëm.