Merkato e verës, De Ligt kërkohet në Angli, Salah po mendon largimin nga Liverpool

Publikuar më: 25/6/2022, ora 13:36
matthijs de ligt premier league scaled 1 1233x720

Merkato e verës, De Ligt kërkohet në Angli, Salah po mendon largimin nga Liverpool

Publikuar më: 25/6/2022, ora 13:36

Chelsea po bën çmos për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Juventusit Matthijs De Ligt. Holandezit ka rënë parimisht dakord për një transferim në Premier League për këtë arsye blutë e Londrës e shohin këtë lëvizje dhe më të lehtë.

Por “Zonja e Vjetër” nuk është e këtij mendimi, pasi drejtuesit bardhezi duan të paktën 70 apo 80 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin. Një shumë që mund të përballohet nga investitorët e rinj të klubit mirëpo londinezët nuk kanë ndërmend të shpenzojnë aq para për holandezin, kështu që po mendojnë planin B.

Chelsea është gati t’i ofrojnë Juves sulmuesin Timo Werner plus një shumë të të konsiderueshme parash. Sipas mediave angleze, ky mund të jetë një transferim i mirë për Juventusin, nëse nuk arrihet argjentinasi Di Maria. Gjermani erdhi me shumë pritshmëri në Londër por në fund të dy sezoneve nuk shënoi më shumë se 9 gola.

Edhe Mohamed Salah po mendon largimin nga Anglia. Futbollisti egjiptian mund të ndjek rrugën e Sadio Mane dhe t’i thotë lamtumirë “Anfield”. “Të Kuqtë” mund ta mendojnë largimin e “Faraonit” vetën nëse vjen një ofertë  prej 60 milionë paundësh. Rroga e lartë e tij vijon të jetë një nga problemet kryesore për Liverpool dhe një nga klubet që është futur seriozisht në garë është Real Madrid. Spanjollët nuk kanë dhënë ende një ofertë zyrtare, mirëpo një gjë është e sigurt, merkato e verës pritet të ketë shumë surpriza.