Del në treg parfumi i rrallë, për të gjithë ata që duan të vijnë erë… proshutë

Nga A2 CNN
26 Qershor 2022, 11:14 | Lifestyle

Një kompani amerikane ka nxjerrë në treg një parfum që mban aromë të pazakontë, atë të proshutës.

Wright N°100 është prodhuar për të festuar 100-vjetorin e kompanisë dhe kushton rreth 20 dollarë në faqen e internetit Wright100.com.

Parfumi është për të dyja gjinitë dhe është krijuar në bashkëpunim me Ann Gottlieb, e cila ka bërë edhe parfume për klientë si Britney Spears, Victoria's Secret dhe Calvin Klein.

Përveç aromës së proshutës, parfumi ka edhe aromë molle dhe druri.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu